Përmes rrjetit social i kërkohen para nën shantazh të publikimit të videos intime

Një burrë ka raportuar se ka marr një mesazh në rrjet social nga një person i panjohur i cili i ka kërkuar një shumë parash në mënyrë që të mos i publikoj një video intime.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:10 në Aeroportin e Prishtinës derisa, sipas ankuesit, pagesën i është kërkuar ta bëjë online pasi të arrijë jashtë Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori.