KGjK-ja nis verifikimin e kandidatëve për deputetë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pranuar emrat e kandidatëve për deputetë për të nisur verifikimin e tyre lidhur me të kaluarën kriminale.

Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Shkelzen Maliqi për KALLXO.com e konfirmoi se nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kanë pranuar të dhënat për 1 mijë e 81 kandidatë.

“Kemi pranuar të dhënat për 1,081 kandidatë dhe kemi afat deri më datë 20 janar të verifikojnë të dhënat nëse ndonjëri nga kandidatët është i dënuar në tre vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm gjyqësor apo është gjyqtar”, tha ai.

28 subjekte politike garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës  e ka shpallur të jashtëligjshme qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ndërsa, ushtruesja e detyrës së Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, më 6 janar e ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për më 14 shkurt 2021.

Presidentja shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e reja caktohen për më 14 shkurt