Aeroplan privat, Foto: KALLXO.com

KFOR u jep leje autoriteteve vendore për fluturime të ulëta, do të bëhet vaksinimi i dhelprave kundër tërbimit

Pas kërkesës së Agjencisë Pyjore të Kosovës, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dhënë leje për fluturim të avionëve privat.

Siç njoftoi KFOR, përmes një komunikate për media, nga 15 maji do të kryhen fluturimet në lartësi të ulëta.

Qëllimi i fluturimeve është vaksinimi i dhelprave kundër tërbimit duke përdorur karremin.

“Komandanti i KFOR-it ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999” – thuhet në njoftim.

“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin me fluturime komerciale. Hapësira ajrore e poshtme mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it” – thuhet tutje në njoftim.