Pamje të ushtarëve të KFOR-it pranë pikës kufitare në Jarinjë (18.12.2022)

KFOR-i kishte informacione për grupe kriminale brenda protestuesve në Jarinjë

Dhjetëra qytetarë serbë kanë protestuar sot në pikën kufitare në Jarinjë nga ana e Serbisë.

Një pjesë e qytetarëve janë parë të maskuar, ndërsa në duar kanë flamuj të Serbisë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë – KFOR ka deklaruar se shtimi i pranisë së trupave të tyre afër pikës në Jarinjë ishte për shkak të prezencës së mundshme të grupeve kriminale mes protestuesve.

“Sot, pas një koordinimi aktiv me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Jarinje për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo për shkak të prezencës së mundshme të grupeve kriminale mes protestuesve. Është gjithmonë thelbësore që të gjithë personat që marrin pjesë në protestë të shmangin dhunën dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur çdo veprim joproporcional, qëndrim agresiv dhe sjellje që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë e panevojshme”- ka thënë KFOR-i për KALLXO.com.

KFOR-i sot ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar në zonën ku janë policia në Jarinjë.

Kordonet janë vendosur në mes bazës së policise kufitare dhe pikes kufitare e poashtu në pjesën e poshtme.

Protesta ka përfunduar rreth orës 15:00.

Zhvillimet në Jarinjë