KFOR-i dhe Policia e Kosovës kryejnë patrullim të përbashkët në Komunën e Kamenicës

Gjatë ditës së sotme Komanda Rajonale në Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë kryer një patrullim të përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës.

Ky patrullim u krye në këmbë për të mundësuar angazhim me qytetarët vendas, në kuadër të një pranie të përbashkët të shtuar në zonë për të cilën u ra dakord në dy ditët e kaluara në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, patrullime të përbashkëta janë planifikuar të kryhen në ditët në vijim, si rezultat i një mekanizmi të forcuar të koordinimit javor të vendosur për të rritur praninë e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në zonë, në afërsi të Vijës Kufitare Administrative.

Në fshatin Karaçevë të Kamenicës me 8 gusht kanë hyrë 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe. Por, kjo nuk është hera e parë brenda këtij viti që pjesëtarët e kësaj xhandarmërie hyjnë brenda territorit të Kosovës.

Xhandarmëria serbe ka hyrë dy herë brenda këtij viti në fshatin Karaçevë