Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kështu mund ta kuptoni cili është vendovotimi juaj për zgjedhjet e së dielës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se për ta mësuar vendvotimin e saktë për zgjedhjet e se dielës, votuesi mjafton që të shënojë numrin personal dhe pastaj do të shfaqen të dhënat.

Kjo bëhet e mundur përmes këtij aplikacioni të vendosur në ueb faqen e KQZ-së, që gjendet në këtë LINK.

Të gjitha vendvotimet do të mbyllen në orën 19:00. 21 komuna të Kosovës nesër do të mbajnë balotazh për të zgjedhur kryetarët e tyre për katër vitet e ardhshme.