Ilustrim

Kërcënohet me thikë dhe plaçkitet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Prishtinë.

Sipas njoftimit, para dy ditëve, rreth orës 16:30, një shtetas algjerian ka raportuar se duke ecur në rrugë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar që po ashtu janë azilkërkues.

Viktima e këtij rasti ka raportuar se nën kërcënimin e thikës, të dyshuarit i kanë grabitur telefonin celular dhe 165 euro.

Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më pas është liruar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.