Ilustrim

Kavajë, dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi të dielën

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e A.G., vrasje që ka ndodhur më 21 maj në Kavajë.

Personi i dyshuar është vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Kavajë.

“Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi H.R u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë”- thuhet në njoftimin  e Policisë.

Tutje është bërë e ditur se Prokuroria do të vazhdojë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor.