Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Katër raste të dhunë në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet janë raportuar dy në Prishtinë, një në Ferizaj dhe një në Vushtrri.

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike kunatës së tij.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Një rast tjetër i dhunës është raportuar po ashtu në Prishtinë për të cilin Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Viktima kishte raportuar rastin në Polici dje rreth orës 18:00.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Ferizaj, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte rrahur vëllanë e tij pas një mosmarrëveshje në familje.

Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Në Vushtrri forcat e rendit kanë arrestuar një person nën dyshimin se vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit policor, viktima pas intervistimit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.