Foto: Ilustrim

Katër aksidente trafiku në Gjilan dhe Viti brenda dy ditësh

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur brenda dy ditësh në komunën e Gjilanit dhe Vitisë.

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjilan më datë 26 shkurt rreth orës 23:10.

Policia ka njoftuar se njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa tjetri pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi.

Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje rreth orës 11:00  në fshatin Beguncë të Vitisë. Sipas Policisë të lënduarit pas marrjes së tretmanit janë liruar në shtëpi.

Në fshatin Zhegër të Gjilanit një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 13:50. Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.

Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Livoq i Poshtëm në  Gjilan.

Policia ka njoftuar se dy nga ngasësit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë liruar për në shtëpi pas marrjes së tretmanit mjekësor. Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur në mes të tri automjeteve.