Enver Hoxhaj, Foto: PDK

Kaq donacione deklaroi PDK që i mori për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se ka pranuar donacione me vlerë mbi 76 mijë euro.

Kështu thuhet në raportin financiar të fushatës së zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 14 shkurt 2021 të publikuar në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pasqyra financiare e deklaruar nga PDK i takon periudhës 3 deri më 12 shkurt 2021.

PDK-ja donacione në të holla ka raportuar se ka marrë në vlerë prej 24 mijë e 997 euro e 25 cent.

Ndërsa, donacion nga vëzhguesit ka raportuar se ka marrë 51 mijë e 225 euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja thuhet se PDK-ja ka shpenzuar zero euro te kategoria e pagave de mëditjeve. Ndërsa në disa tabela më poshtë thuhet se vëzhguesit e PDK-së për shërbime kanë dhënë donacion prej 51 mijë e 225 euro.

Ndërsa vlera totale e donacioneve për kontribute në natyrë, mall dhe shërbime është 51 mijë e 305 euro e 65 cent.

Në këtë LINK mund të mund të shihni në detaje në raportin financiar të fushatës Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, PDK doli partia e dytë në Kosovë me 18 deputetë.