Kapet në Shqipëri 27-vjeçari nga Kosova, i kërkuar nga autoritetet italiane

Policia e Shtetit ka njoftuar se një 27-vjeçar nga Kosova, tentoi të dilte nga Shqipëria, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

Sipas njoftimit, L. A., 27 vjeç, banues në Istog, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.” – thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.