Kanosje në Gjakovë, Policia sekuestron dy revole dhe substancë narkotike

Policia e Kosovës njofton se në Gjakovë është raportuar një kanosje, ku njësitet relevante policore kamë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia thotë se nga i dyshuari i parë janë sekuestruar dy revole, kurse tek i dyti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, për të cilën organet e rendit theksojnë se do të procedohet me rast të veçantë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë te rregullt.