Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidatet gra për këshilltare të Këshillit të Komunës së Likovës, tregojnë prioritetet e tyre

Kandidatet gra për këshilltare në Komunën e Likovës, në Debat Pernime kanë treguar prioritet e tyre dhe qëllimin për të cilën i kanë hyrë garës për këshilltarë Komunale.

Ato kanë treguar se çka do të shtynë përpara nëse arrijnë të marrin mandat nga këto zgjedhje.

Alejna Veseli, kandidate për këshilltare e PDSH-së në Komunën e Likovës, ka deklaruar se nëse ajo zgjidhet këshilltare do të shty para programin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

“Në të gjithë vendbanimet shqiptar në Maqedoninë e Veriut, gjendjen problematika e njëjtë. Pra duke filluar nga problemet ekonomike, vende jo të zhvilluar, problem me ujë të pijshëm”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa Fatlume Nuredini, kandidate për këshilltare nga BDI, në Debat Pernime ka thënë se do të angazhohet maksimalisht për një Komunë më të mirë.

“Do të fokusohem që të kemi një mjedis jetësor më të mirë dhe më të pastër për të gjithë qytetarët dhe përfundimin e projekteve tjera siç është kanalizimi”, tha Nuredini.

Nga ana tjetër, kandidatja nga Aleanca për Shqiptarët, Herolinda Ramadani, ka premtuar se nëse ajo zgjidhet këshilltare komunale do të angazhohet që t`i vendos gratë në pozita udhëheqëse.

“Edhe pse Komuna e Likovës, ka dhënë shumë heroina për kombin shqiptarë si në kohë lufte ashtu edhe në paqe”, tha Herolinda duke shtuar se në pozita udhëheqëse në Komunën e Likovës mungojnë gratë.

Në fund, Qëndresa Zendeli Mahmuti, nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka thënë se kur do të zgjidhet këshilltare, prioritet kryesor i saj do të jetë arsimi cilësor.

“Futja në funksion e Shtëpisë së Kulturës dhe gjithashtu në çdo shkollë do të tentoj të pasurohet me bibliotekë dhe të hapet nga një klub leximi dhe themelimin e një shoqate për personat me nevoja të ve­çanta për shkak unë do të mundohem të jem zëri i tyre në Komunë”, tha Zendeli Mahmuti në Debat Pernime.