kamenic

Foto: Denis Sllovinja

Kamenicë, pritje deri në 15 ditë për tabela të regjistrimit

Qytetarët në Kamenicë tash e disa ditë nuk janë duke mundur të pajisjen me tabela të regjistrimit të automjeteve në këtë Komunë.

Në kushte anonimitet një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se është duke pritur që nga data dy nëntor për t`u pajisur më tabela të regjistrimit.

Qytetari poashtu ka thënë se për të vozitur veturën e tij është detyruar që të pres në rend të pajiset me disa tabela provë.

Tutje ky qytetarë ka thënë se arsyetimi i zyrtarit ka qenë se ende nuk janë furnizuar me tabela të regjistrimit nga Ministria e Punëve të Brendshme.

KALLXO.com ka kontaktuar MPB-në për marrë një sqarim se pse është kjo mungesë në Komunën e Kamenicës, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.