Java e parë e vitit, sekuestrohen pesë armë zjarri në rajonin e Prishtinës – FOTO

Zyrtarët policorë të stacioneve dhe njësiteve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë gjatë javës së parë të janarit, kanë shoqëruar në stacione policore pesë persona.

Policia e Kosovës bën të ditur se të dyshuarve u janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion.

Sekuestrimi është bërë në lokacione dhe raste të ndryshme.

“Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit,  katër nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili dyshohet edhe për  përdorim të armës, është dërguar në mbajtje për 48 orë”- thuhet në njoftim.