‘Java e Frankofonisë' mbledh kineastët në Prishtinë

Në kuadër të “Java e Frankofonisë ” mbahet sot në Kino Armata punëtoria “Si dhe kur mundet Euroimages dhe Media programi i Evropës t’i mbështesë kinematë, producentët, dhe filmbërësit”.

Gjatë kësaj punëtorie do të diskutohet për mundësitë dhe mënyrat që kanë kineastët kosovarë për të përfituar mbështetej nga “Euroimages”.

Edicioni i sivjetëm i “Java e Frankofonisë” ka nisur dje dhe do të zgjas deri më 26 mars 2021.

Gjatë ketij edicioni do të ketë një sërë aktivitetesh të ndryshme kulturore.

“Java e Frankofonisë” në Kosovë organizohet nga Ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Prishtinë, të mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës.