Behgjet Pacolli ne konferencen e Frankofonise, Armeni Foto: MPJ

Kosova aplikon për anëtare të asocuar në Organizatën e Frankofonisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dërguar komunikatë për media ku tregon se Kosovës i është pranuar aplikimi/kërkesa që Kosova të bëhet anëtar i asocuar në Frankofoni.

Madje Pacolli i ka falënderuar për praninimin e kërkesës dhe se pret mbështetje për marrjen e statusit të anëtarit të asocuar në këtë organizatë.

“Kryediplomati kosovar, Pacolli, ka shprehur falënderim për mbështetjen për marrjen e statusit të anëtarit të asocuar të organizatës së Frankofonisë. Tutje, ministri, Pacolli, është shprehur optimist se Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar në Organizatën e Frankofonisë, në Samitin e Presidentëve”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Në këtë komunikatë thuhet gjithashtu se gjatë ditës, Pacolli do të takohet me delegacione të vendeve që se kanë njohur Kosovës për të diskutuar kërkesën për njohje dhe vendosjen e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.