Flamujt e Iranit dhe të Izraelit, Ilustrim: Pixabay

Izraeli vlerëson se më shumë se 100 dronë janë lëshuar nga Irani

Izraeli ka vlerësuar se më shumë se 100 dronë janë lëshuar nga Irani, sipas zyrtarit ushtarak izraelit, raporton CNN.

Mediat izraelite kanë raportuar se Irani ka lëshuar edhe raketa lundrimi përveç dronëve.

Zyra e Kryeministrit të Izraelit ka deklaruar se kabineti i luftës po mblidhet tani selinë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv.

Ndërkohë, Ministria e Transportit të Izraelit ka njoftuar se hapësira ajrore e vendit do të mbyllet, nga ora 12:30 me orën lokale.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar se Irani ka lëshuar ​​dronët brenda territorit të tij drejt Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli ka qenë duke u përgatitur për një sulm nga Irani.

“Kushdo që na dëmton, ne do t’i dëmtojmë ata” – ka thënë ai në një video-mesazh.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetjen e tyre të hekur ndaj Izraelit pasi që Irani nisi një sulm me dronë drejt Izraelit.

Përgatiti: Vlera Shabani