Istog, erërat e forta dëmtojnë objektin e Qendrës së Regjistrimit Civil

Qendra e Regjistrimit Civil ka njoftuar qytetarët e Istogut se për shkak të erërave të fuqishme, objekti i pajisjes me dokumente dhe regjistrim të automjeteve ka pësuar dëmtime serioze.

Si pasojë e kësaj, Qendra e Regjistrimit Civil bën të ditur se shërbimet për aplikim dhe pajisje me dokumente personale si dhe shërbimet për regjistrim të automjeteve nuk mund të kryhen në qendër për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve në Istog.

“Lusim qytetarët që këto shërbime mund t`i kryejnë në qendrat me të afërta për pajisje me dokumente (Pejë, Klinë, etj.)”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social ‘Facebook’.

Komuna e Istogut mbrëmë kishte njoftuar se për shkak të motit të ligë se sot nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore.

 

Komuna e Istogut: Nesër nuk do të mbahet mësim