Ilustrim

Komuna e Istogut: Nesër nuk do të mbahet mësim

Komuna e Istogut ka njoftuar se nesër nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore.

Kjo për shkak të motit të ligë.

Në një njoftim, Komuna e Istogut thotë se për shkak të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të territorit të komunës nuk ka rrymë dhe për këtë arsye është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.

Një vendim të ngjashëm sonte e ka marrë edhe Komuna e Dragashit.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Istogut:

Njoftim

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër ju njoftojmë se nesër e enjte me 06.02.2020, nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, si shkak i kushteve atmosferike të krijuara në komunën tonë, ku në pjesën me të madhe mungon furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj gjendje është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.

Dita e humbur do të kompenzohet.”