Foto: KALLXO.com Ilustrim

Istog, rrahje mes 3 personash

Policia e Kosovës njofton se dje në Istog rreth orës 17:05 ka ndodhur një rrahje mes tre personae.

Sipas Policisë, dy persona të gjinisë mashkullore kanë sulmuar një tjetër.

Si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.