Ismajl Dibrani emërohet drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka emëruar Ismajl Dibranin në pozitën e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Dibrani deri tani ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institucion.

Ai në pozitën e drejtorit është emëruar me mandat 4-vjeçar.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla tha se për këtë pozitë kanë aplikuar shtatë kandidatë.

“Në pajtim me dispozitat ligjore MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për ketë pozitë. Për pozitën drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë aplikuar 7 kandidatë, 4 kanë hyrë në listë të ngushtë, kandidatët fitues janë: Ismail Dibrani dhe Ridvan Hoti. Pas përzgjedhjes nga Ministria e Drejtësisë propozoj Ismail Dibranin për mandat 4-vjeçar”- tha Sveçla.

Shërbimi Korrektues i Kosovës për disa kohë ka qenë duke funksionuar me ushtrues detyre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës me u.d drejtor të ri