Shërbimi Korrektues i Kosovës me u.d drejtor të ri

Ismajl Dibrani është ushtrues i detyrës së drejtorit të ri i zgjedhur i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

KALLXO.com mëson se Dibrani gjatë ditës së djeshme është emëruar zyrtarisht në këtë pozitë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës për disa kohë ka qenë duke funksionuar me ushtrues detyre.

Sami Gashi ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të SHKK ndërsa nga dje Dibrani do të ketë pozitën e të parit të burgjeve.

Dibrani para kësaj pozitë ka qenë zëvendës drejtor i përgjithshëm ndërsa vite më parë ai ka drejtuar edhe Burgun e Dubravës.