Haki Shatri, ish-ministër i Financave para Komisioni Hetimor Parlamentar, Foto:Xheneta Murtezaj, KALLXO.com, 17 tetor 2022

Ish-ministri Shatri pyetet nga komisioni për energji për importin nga kompanitë serbe

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, ka intervistuar ish-minstrin e financave, Haki Shatri.

Haki Shatri ka deklaruar se në përiudhën kur ka shërbyer si ministër i Financave, 2006-2008, Qeveria nuk ka pasur asnjë kompetencë në ndërmarje publike, në këtë rast, në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Shatri deklaroi se asokohe vendimet janë marrë nga zyra fiskale në krye me UNMIK-un.

Kryesuesi i Komisionit, Hajdar Beqa, e ka pyetur se atëkohë a kanë hyrë humbjet dhe pagesat energjisë elektrike që janë bërë nga qytetarët në veri të vendit.

“Të tarifat e energjisë elektrike, a janë hyrë humbjet dhe pagesat e rrymës që është bërë për qyetarët në veri të Republikës së Kosovës, pra qytetarëve serb. Në bazë të informatave që kemi, edhe sot hyjnë edhe humbjet dhe pagesa”- pyeti deputeti Beqa.

Lidhur më këtë, ish-ministri Shatri deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për këtë vendim. Sipas tij, këtë e kanë kuptuar më vonë.

“Për tarifat e energjisë, nuk kemi qenë të informuar që pjesën që iu është ngarkuar qytetarëve në veri. Krejt ma vonë, vite më vonë e kemi kuptuar që këtu ka qenë një mjegullie që askush nga ne nuk e ka ditë, por ata që e kane mbulu, që i kanë ngarku tarifat qytarëvë në atë pjesë i kanë pagu edhe për ata, por me vendim jo se jo, as nuk e kemi ditë”- u shpreh Shatri.

Ndërkaq, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja e ka pyetur Shatrin nëse ka qenë në dijeni qe importi po kryhet nga dy kompani serbe.

“A e keni ditë në atë kohë që importi i energjisë elektrike është bërë nga dy kompani serbe”- pyeti Muja.

Ish-ministri Shatri tha se nuk ka pasur informata dhe as kompetenca në ndërhyrjen e procedurave në shitje dhe blerjen e energjisë elektrike.

“Nuk kemi pas informata as kompetenca me ndërhyrë në procedura të shitjes dhe  blerjen e energjisë. Me sa e di, këtë e bënë organi i veçant që merret me import dhe eksport. Në fakt, një hua që është dhënë, ka marrë vendim zyra fiskale, që e kanë pas autoritetin me dhanë pa qeveri, pa parlament”- u shpreh ai.

Deputeti i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e pyeti Haki Shatrin për procesin e transformimit, borxhet e jashtme, mbrojtjen e asteve në raport me Serbinë.

“Sa keni kontribu në pjesën per nogociata me serbinë në identifikim e asteve, borxheve”- tha Zemaj.

Haki Shatri deklaroi se për veprimet brenda KEK-ut nuk ka pasur kompetenca qeveria e as nuk kanë pasur nga kush të kërkojnë raport.

“Si qeveri kemi qenë te bregosur së bike blloku, ka pasur ndërprerje të rrymes, por kompetenca se çka po ndodhë ka qenë e pamundur. E kemi vlerësu dëmet e luftës, ekonomisë nga masat e jashtëzakonshme, largimi i punëtorëve, i kemi mxjerrë mjetet e bankat, depozitat e qytetarë, i kemi nxjerrë fondin e pensionevë që është plaqkit e që nuk iu është pagu qytetarëve”- u shpreh Shatri.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka ftuar për intervistë dëshmitarët për periudhën 2006-2008: Haki Shatri ish-ministër i Financave; Bujar Dugollim ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çekun ish-ministër i Ekonomisë.