Ish drejtori i një banke arrestohet, pasi dyshohet se është përfshirë në tërheqjen e mijëra eurove nga llogaria e një qytetari

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se dy persona janë ndaluar për 48 sepse dyshohen se kanë tërhequr 95 mijë eurove në bankën BKT në Ferizaj nga llogaria e një qytetari.

“Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I. A.), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B.), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja e shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.