Takimi i kryetarëve të degëve të LDK-së Foto: LDK

Isa Mustafa sërish e mbledh LDK-në

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që të mblidhet në orën 11:00 për të diskutuar lidhur me situatën politike në vend.

Këshilli pritet që të diskutojë për hapat e mëtutjeshëm pas krijimit të situatës së re ku Vetëvendosja propozoi për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufca ku i njëjti mori votat e nevojshme për këtë pozitë.

Kjo pozitë i ishte premtuar LDK-së në bisedimet për koalicion të mundshëm qeverisës.

Përveç sot LDK do të takohet edhe të hënën ditën kur kryetari i VV-së Albin Kurti pritet që të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, shkruan RTK.