Isa Mustafa: Kemi përkrahjen e anëtarëve të Këshillit për koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në

Pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i saj, Isa Mustafa, në një konferencë ka treguar se ka marrë përkrahje nga anëtarët e Këshillit për koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, AKR-në dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë.

“Në qoftë se përmbushen të gjitha kushtet kushtetuese dhe na ofrohet e drejta e mandatit që ne si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit ta bëjmë qeverinë atëherë cilat janë rrugë të mira atë do ta marr. Kemi marrë përkrahje nga antarët e Këshillit për mundësi të një koalicioni të tillë, më AAK, Nismën, AKR dhe dy grupacionet që përfaqësojnë komunitetet, gjashtë kanë qenë kundër, s’kanë marrë fare pjesë në votim, s’ka pasur mundësi abstenimi sepse kemi dashur të kemi një deklarim korrekt”, tha Mustafa para gazetarëe.

Ai shtoi se LDK është e fokusuar që të ketë një qeveri e cila ka një të kaluar të pastër dhe nuk ka pasur problem me ligjin.

“Një përkrahje të tillë e kemi nga organi i cili vendos për koalicion. Kjo nuk do të thotë që e kemi vendimin, sepse koalicion bëjmë në momentin që vlerësojmë se janë përmbushur rrethanat e deri atëherë presim nga LVV ta pranojë ose refuzojë mandatin për këtë dhe po ashtu kjo varet edhe nga partnerët tanë sepse ne do ta bëjmë qeveri që kanë njerëz, që kanë figurë të pastër, që nuk kanë pasur problem me ligjin sepse kemi kriter themelor shtetin ligjor”, tha ai tutje.

Gjithashtu, Mustafa tha edhe se dy çështje themelore në qeverisjen e re do të jenë luftimi i coronavirus dhe procesi i dialogut.

“Duke pasur parasysh edhe strukturën gjinore, mendoj se ajo qeveri duhet të ketë përfaqësim të grave ndërksq objektivat themelore do të jetë lufta dhe beteja për ta luftuar coronavirusin dhe procesin e dialogut, të tjerat mandej mbeten çështje të përditshmërisë së punës së qeverisë së ardhshme. Ne tani konstatuam se kemi një disponim. Gjithmonë duke bërë kërkesa që të kemi njerëzit më të mirë në qeveri, më profesionalë dhe që janë të gatshëm ta pranojnë por gjithmonë duke respektuar hapat kushtetues.”, shtoi ai.