Instituti ‘Bulevard’ ekspozitë në Tiranë për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të programit “Lule Kosova” të  Institutit të Artit dhe Medias, “Bulevard” në Tiranë do të hapet ekspozita performative “Sonte i nderojmë veç ata që ndryshuan”.

“Sonte i nderojmë veç ata që ndryshuan” është një performancë muzikore dhe poezi nga Eljesa Beka e kuruar nga Rina Meta.

Kjo ekspozitë performative e artistes Beka do të hapet më 15 shkurt 2024, në ora 19:00, e cila hapet në kuadër të shëmimit të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Instituti ‘Bulevadr” ka bërë të ditur përmes një njoftimi se performanca e artistja Eljesa Beka  shërben edhe si mundësi për t’ i dhënë kuptim të vështruarit të historisë moderne të një vendi dhe përmbajtjes së asaj historie një perspektivë të re.

“Sonte i nderojmë veç ata që ndryshuan”, e cila vjen si një nga seritë e programit të planifikuara të vitit 2024, e merr titullin nga ‘Good Grief’ , poezi e Eljesa Bekës që ka inspiruar dhe informuar pjesën muzikore më të cilën shënohet Lule Kosova 2024’”- thuhet në njoftim.

Sipas Institutit “Bulevard”, perfomanca “Sonte i nderojmë veç ata që ndryshuan” lë pas një ekspozitë e cila do të mbetet e hapur për publikun deri më 1 mars 2024.

“Lule Kosova” është një program i Institutit “Bulevardit, i cili përkon me javën e pavarësisë së Kosovës, ku artistë kuratorë, dhe botues, ftohen për të kremtuar të përbashkëtat dhe lirinë dhe format e ndryshme të shprehjes së dashurisë, mendimeve dhe gjuhës.

Përmes programeve vjetore që trajtojnë tema të pavarësisë, “Lule Kosova” synon të ndërtojë lidhje të qëndrueshme midis institucioneve, profesionistëve të kulturës dhe artistëve nga Kosova e Shqipëria.