Coronavirusi - KALLXO

Infektologu tregon se si duhet të mbrohemi nga coronavirusi (VIDEO)

Të shumta kanë qenë udhëzimet që janë dhënë nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë, Ministrisë së Shëndetësisë se si të mbrohemi nga infektimi me coronavirus.

Doktori dhe infektologu, Salih Ahmeti në një intervistë për KALLXO.com ka treguar masat të cilat duhet të i ndërmarrë çdo person në rast

“Sot secili qytetar është i njoftuar për masat mbrojtëse personale. Duhet të kujdesmi për higjienën personale, ne duhet të respektojmë maksimalisht rregullat e mbrotjes. Nuk duhet të kemi panikë, shqetësimet janë të natyrshme. Pastrim i duarve sa ma i shpejtë, dezinfektimet e duarve me alkool të kenë kujdes që të mos t’i prekin me duart e tyre me spërkatje eventuale më këtë virus, pjesët e fytyrës. Gjatë teshtitjes apo kollitjes të përdorin faculetë. Faculetat  përdorura mos të hudhen në vende të dukshme por ku e kanë vendin, të ruhet distanca prej 1 deri në 3 metra. Virusi në distancë prej 3 metrave ka fare pak shancë të bartet. Personat që kanë ardhur nga vendet e shteteve të ndryshme ku ka pasur raste nga coronavirus, nga Italia apo vendet tjera ku ka pasur raste të shumta të infektuarish të izolohen dhe në ambientet familjare të vendosin një maskë apo brenda mundësive të kenë një dhomë dhe toalet të veçantë. Këto janë masat që duhet të i respektojmë. Të hajmë ushqim të shëndetshëm, vitamina C, pemë perime, cajra të ndryshme, gjum të shëndetshëm dhe ne meqenëse jemi ballafaquar me rastet e para të virusit kemi filluar ta njohim njëri tjetrin dhe besoj se duke respektuar masat e mbrojtjes personale, ne do ta kalojmë edhe këtë gjendje”, tregon masat mbrojtëse doktori Ahmeti.

Ai shtoi se nga medikamentet nuk preferohet të përdoret Ibrufen, kështu sipas disa të dhënave.

“Prej medikamenteve, antibotikët nuk ndikojnë fare te virusët, por nëse është e arsyeshme që këto dite njeriu mund të ketë probleme të tjera shëndetësore përdorimi i antibiotikëve ndimon kështu që antibiotikët mund të përdoren por nuk është e preferueshme. Pra janë disa të dhëna që përdorimi i ibrufenit është i disfavorshëm nuk preferohet këto janë të dhëna të vrojtimit ende ska hulumtim të thellë”, tha ai.

Tutje ai shtoi se për menaxhim të temeraturës të përdoret paracetamol.

“Për menaxhimin e temperaturave të përdoren dhe preferohen paracetamoli jo ibrofeni pra nëse ka temperaturë ose dicka tjetër të përdoret paracetamoli. Nëse kanë probleme të mushkrive apo të tjera mund të përdoren barnat që janë dhënë nga doktorët e fushave të caktuara”, shtoi infektologu Ahmeti.

Intervistë: Dr. Salih Ahmeti – Infektolog

Intervistë: Dr. Salih Ahmeti – Infektolog

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 15 mars 2020