RRAHMAN JASHARAJ

Incidentin mes një personi dhe Rrahman Jasharajt, Policia e cilëson si mosmarrëveshje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj është shtyrë sot nga një person pas një takimi që pati me mësimdhënësit në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë se për KALLXO.com rasti është konsideruar mosmarrëveshje.

“Rreth orës 11:30 policia ka pranuar informatën. Pas trajtimit të rrethanave të ngjarjes gjithçka ka mbetur në suazat e mosmarrëveshjes” – ka thënë Borovci.

Pas përfundimit të takimit, Jasharaj është shtyrë nga një person, gjatë kohës sa ishte duke dalë nga klasa.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Rrahman Jasharajn, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Fillimi i këtij vit të ri shkollor ka nisur mes grevës dhe thirrjes për mbajtje të mësimit në shkollat e Kosovës.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht dhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se greva do të jetë më intensive nga 1 shtatori.

Incident në një klasë ku Rrahman Jashari po fliste me grevistët