Deputeti i Alternativës, Ilir Deda

Ilir Deda: Albin kjo tryezë nuk e rrëzon qeverinë

Ilir Deda nga Alternativa, tha se Kurti ka munguar më tryezat e kaluara dhe se do ishte mirë që tema e tryezës të ishte ajo për dialogun me Serbinë.

“Ligji i ekzistues i zgjedhjeve nuk garantoi një mbarëvajtje të rregullt të procesit të zgjedhjeve. Albin, kjo tryezë nuk e rrëzon Qeverinë edhe nuk i kemi 61 deputetë. Ju keni munguar në tryezat e para, por sot kemi pasur të diskutojmë për dialogun me Serbinë.  Nëse ne nuk merremi vesh se kush do ta udhëheq dialogun do të përfundojë duke u udhëhequr nga zoti Thaçi”, tha Deda.