Deputeti Ilir Deda - Foto: Rtv21

Ilir Deda: Roli i Thaçit për dialogun me Serbinë përfundoi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se Ekipi Negociator nuk ka kompetenca për zhvillim të bisedimeve për dialogun me Serbinë.

Deda e ka vlerësuar si vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, dhe që sipas tij, pas dy viteve u sqarua se nuk mund të ketë më “dialog Presidentësh”

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin zhbëhet Delegacioni Shtetëror për dialog me Serbinë e sjell edhe një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm – e sqaron kush ka mandat të udhëheqë dialogun me Serbinë”, thuhet në reagimin e Dedës në rrjetin social ‘Facebook’.

“Vetëm Qeveria dhe Kryeministri kanë të drejtë dhe bazë kushtetuese që të mirren me dialog – pikat 86, 87, 97, 98 dhe 107 të aktvendimit”

“Ndërsa, Kuvendi e ka mandat, pra obligim, mbikqyrjen e politikës së jashtme dhe sigurisë, do të thotë dialogun me Serbinë – pikat 92 dhe 93 të aktvendimit”, ka përfunduar ai.

https://kallxo.com/gjykata-kushtetuese-ekipi-negociator-i-shpend-ahmetit-e-fatmir-limajt-anti-kushtetues/