Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda/rel/

Propozimi i Ilir Dedës për koalicionet

Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda i ka komnetuar zhvillimet e fundit në vend, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Deda përmes një publikimi në Facebook, ka shkruar se zgjedhjet e radhës janë mundësi për Kosovën, por jo me diskutimet “kush osht kryeministër” apo “kush me kon po bon koalicion” para ose pas zgjedhjeve.

Sipas deputetit, logjika e thotë që Qeveria e tashme duhet të bëhet opozitë, dhe opozita e tashme të bëhet Qeveria e ardhshme.

“E në Kosovë logjika e shëndoshë po sfidohet.  Ku është logjika me qenë kundër PAN-it si grup, por me dal bashkë më zgjedhje me pjesë të PAN-it?  Apo, ku është logjika që në këto zgjedhje vendimtare të thuhet ‘vullneti i anëtarësisë është të dalim vet në zgjedhje’? Apo ‘bëjmë koalicion vetëm me udhëheqësin tonë?”, ka shkruar ai.

Deda ka folur edhe për sondazhet.

“Të gjitha partitë e kanë para vetës sondazhin e bërë pas 3 gushtit, ku të katër partitë e mëdha janë mes 19 e 22%, dhe për arsye të margjinës së gabimit nuk dihet cila është partia e parë. Unë këtu s’po shoh ndryshim, por Qeveri me pjesë të PAN-it prap, qeveri të gjysmë-ndryshimi”, ka shkruar ai.

Deputeti ka shtuar se është vetëm një mundësi për ndryshim.

“Ai i cili është në tryezë qe 10 vjet, po asnjëherë nuk e realizua për shkak të raporteve mes partive, dhe interesave të tyre partiake apo grupeve brenda partive. Ky është bashkimi i forcave demokratike, lista e përbashkët, dhe programi emergjent qeverisës”, thuhet në publikimin e Dedës në Facebook.