Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda/rel/

Deda: Siguria jonë nacionale rrezikohet duke u prishur me ShBA-në

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se nëse Kosova nuk e heq taksën ndaj Serbisë, atëherë Kosova do të paguajë çmim.

Ai ka thënë se siguria nacionale rrezikohet duke u prishur me ShBA-në.

Deda ka folur kështu të enjten në “55 minuta” në RTK 3.

“Siguria jonë nacionale rrezikohet duke u prishur me ShBA-në. Qeveria duhet ta marrë vendimin për pezullimin e taksës. Përndryshe duhet paguar çmim. Në letrën e Trump është shkruar se nëse dështon marrëveshja ju do t’i bartni pasojat”, ka thënë ai.

“Politika e re e ShBA-së është që të largohet nga vendet ku ka qenë. U largua nga Afganistani e Siria. ShBA-ja po do marrëveshje të Kosovës me Serbinë, që pastaj të largohet nga Kosova”, tha Ilir Deda./RTK