Çezme - Foto: KALLXO.com

IKSHPK publikon rezultatet e analizave të mostrave të ujit në Deçan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e mostrave të ujit të dërguara për analizë fiziko-kimike dhe bakteriologjike, si dhe për hulumtim epidemiologjik të marra në vendbanime të komunës së Deçanit.

Në rezultate është treguar se në të gjitha mostrat sasia e klorit është në kufi të normales dhe analizat fiziko-kimike janë brenda normativës, mostrat e analizuara nuk kanë kontaminim bakterial dhe po ashtu në 7 mostrat e fecesit të marra të gjitha kanë rezultuar negative në testin për Rotavirus dhe Adenovirus si dhe në ekzaminim mikroskopik për parazit, rezultatet preliminare të koprokulturës gjithashtu janë negative.

Këto analiza janë bërë pas raportimit nga drejtori i KRU “HIDRODRINI” në Pejë më 15.05.2022 ku ishte thënë se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka pasur disa dyshime për kontaminim të ujit në disa fshatra të komunës së Deçanit.

Pas kësaj, ekipi i QRSHP Pejë për disa ditë me radhë ka dalë në terren për marrje të mostrave të ujit për analizë fiziko-kimike dhe bakteriologjike si dhe për hulumtim epidemiologjik, pra marrja e anketave epidemiologjike dhe mostrave të fecesit nga rastet e raportuara.

Ky është raporti i plotë i IKSHPK-së:

– Në lidhje me situatën e krijuar pas raportimit nga Drejtori i KRU “HIDRODRINI” në Pejë me datën 15.05.2022, se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka pas disa dyshime për kontaminim të ujit në disa fshatra të komunës së Deçanit (Carrabreg, Prapaqan, Llukë e Ultë, Isniq, Prilep dhe Gramaqel), ekipi i QRSHP Pejë për disa ditë me rradhë ka dal në teren për marrje të mostrave të ujit për analizë fiziko kimike dhe bakteriologjike si dhe për hulumtim epidemiologjik (marrja e anketave epidemiologjike dhe mostrave të fecesit nga rastet e raportuara).

– QRSHP Pejë ka pasur takime me drejtorine KRU “HIDRODRINI” në baza ditore për kordinimin e punëve dhe për propozim të masave për sanim të gjendjes.

– Gjithashtu QRSHP Pejë ka realizuar vizita në QKMF Deçan dhe në AMF në fshatin Gramaqel ku është supozuar se ka persona me shqetësime shëndetësore e të cilët nuk na janë raportuar.

– QRSHP ka pasur një takim pune me Zv. Ministren e Shëndetësise, Zv. Ministrin e Ministrisë së Ekonomisë, ekipin e IKSHPK të cilët janë njoftuar për situatën në kohë reale.

Masat e ndërmarra:

  1. Janë marrë mostrat e ujit për analizë fiziko kimike dhe bakteriologjike në 5 fshatra të Komunës së Deçanit: Carrabreg, Prilep, Llukë e Ultë, Prapaqan, Isniq. Të gjitha këto fshatra furnizohen nga 4 burimete ndryshme te ujit dhe mostrat janë marrë në kroje publike të këtyre fshatrave.

Në tabelën më poshtë është numri i mostrave të marra nga ekipi i QRSHP Pejë që nga data 15.05.2022 në komunën e Deçanit

Data e marrjës së mostrës Nr. i  mostrave nga uji nga rrjeti i ujësjellësit të fshatrave: Prilep, Isniq, Prapaqan, LLukë e Ultë, Carrabreg, Gramaqel Numri I mostrave të marra
15.05.2022 Prilep, Isniq, Prapaqan, LLukë e Ultë, Carrabreg, 5
16.05.2022 Prilep, Isniq, Prapaqan, LLukë e Ultë, Carrabreg, Gramaqel 7
17.05.2022 Prilep, Isniq, Prapaqan, LLukë e Ultë, Carrabreg, Gramaqel 6
18.05.2022 Prilep, Isniq, Prapaqan, LLukë e Ultë, Carrabreg, Gramaqel 7
19.05.2022 Prilep, Isniq, Prapaqan, LLukë e Ultë, Carrabreg, Gramaqel 7
TOTALI 32

 

  1. Janë dhënë rekomandime që të kontrollohet vazhdimisht sasia e klorit dhe të shtohet klor në pikën ku nuk ka fare klor.
  2. Fillimisht nga informatat nuk ka pasur ankesa nga banorët për ndonjë problem eventual shëndetësorë që lidhet me ujin.
  3. Pas vizitës që ekipi i Shërbimit të Epidemiologjisë i bëri QKMF Deçan  dhe takimit me drejtorin e QKMF Deçan si dhe vizitës në AMF Gramaqel dhe kërkesës për raportim të rasteve të dyshuara,  janë raportuar gjithsejt 28 raste me diagnozë A09 (Diarre dhe gastroenterit me origjinë të supozuar infektive)  nga vendbanimet e paraqitura në tabelën e mëposhtme:
Numri i  rasteve  të raportuara A09
Data 16.05.2022 17.05.2022 18.05.2022 Totali
Lumbardh 1 1
Deçan 1 1
Drenoc 1 1
Isniq 2 2 4
Pobergjë 1 1 2
Dubovikë 1 1 2
Ratish 1 1
Beleg 1 1
Irzniq 2 1 3
Prilep 2 2
Carrabreg 1 1
Baballoq 1 1
Prapaqan 1 1
Gramaqel 1 1
Prekolluk 1 1
Belle 1 1
Llukë 1 1
Rastavicë 1 1
Totali 14 5 7 26

 

  1. Nga gjithsej 26 raste të raportuara janë anketuar 9 raste prej të cilëve 6 kanë deklaruar që e perdorin ujin e ujësjellësit, kurse 3 prej tyre përdorin ujë të ambalazhuar. Grup kontrollë janë 56 persona të cilët kanë konsumuar të njëjtin ujë dhe nuk kanë paraqitur simptome të sëmundjes. Personat vijnë nga fshatra të ndryshme të komunes së Deçanit dhe në bazë të hulumtimit epidemiologjik rastet nuk kanë lidhshmëri në mes veti.

Rezultatet:

  • Në të gjitha mostrat sasia e klorit është në kufi të normales 0.1 deri ne 0.3, dhe analizat fiziko kimike JANË BRENDA NORMATIVAVE, përveç mostrës së datës 15.05.2022 e marr në fshatin Isniq ku nuk ka pas klor pra 0.0.
  • Me datë 19.05.2022 kanë përfunduar analizat bakteriologjike të mostrave të marra nga të cilët vetëm dy mostra të datës 15.05.2022 kanë kontaminim bakterial ndërsa në datat tjera të gjitha mostrat e marra I PERGJIGJEN normativës së analizës bakteriologjike pra jane PA KONTAMINIM BAKTERIAL.
  • Në 7 mostrat e fecesit të marra me datë 18.05.2022 të gjitha kanë rezultuar NEGATIV në testin për Rotavirus dhe Adenovirus si dhe në ekzaminim mikroskopik për parazit, rezultatet preliminare të koprokulturës gjithashtu janë NEGATIVE edhe pse vazhdon rimbjellja edhe për 24 orët e ardhshme.

Rekomandime:

  1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
  1. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
  2. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.
  1. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.
  1. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
  1. Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.
  2. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
  3. Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm​.
  4. Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.
  5. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.
  6. Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë e duarve dhe higjiena personale.
  7. Kujdes i shtuar gjatë përgatitjes, konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit.