IKShPK për herë të parë bën publike mostrat e COVID-19 të marra në laboratorët privatë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin ditor sot ka bërë të ditur edhe mostrat për coronavirus të marra në laboratorët privatë, të licencuar për testim të COVID-19.

Sipas njoftimit, në laboratorin Avicena KS nga data 27.02.2021 deri më 07.03.2021 janë kryer 2,559 mostra prej tyre 72 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa në laboratorin Olive për dy ditë (05.03.2021 – 07.03.2021) janë marrë 873 mostra prej tyre 68 kanë rezutluar pozitivë.

Deri më tani në Kosovë mbi 74 mijë persona kanë rezultuar pozitivë me SARS-CoV-2, prej tyre mbi 62 mijë janë shëruar ndërsa mbi 1 mijë kanë vdekur.

Aktualisht në Kosovë janë mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19.

Numri i rasteve pozitive është rritur javëve të fundit.

Deri më tani në Kosovë janë mbi 300 laboratorë privatë të licencuar për testime  serilogjike të coronavirusit, ndërsa tre laboratorë janë të licencuar për testime PCR.

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit