Arkiv

IHMK: Temperatura ekstreme të larta këtë javë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të vazhdojë vapa në Kosovë.

Sipas Institutit, në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.

Të hënën parasihet të ketë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Edhe të martën pritet të ketë mot kryesisht me diell. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius

Edhe të mërkurën pritet të ketë kot kryesisht me diell. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius.”

Sipas Institutit, të enjten parashihet mot me diell, por me rënje të lehta të vlerave të temperturave maksimale.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius”.

Të premten parashihet të ketë mot kryesisht me diell.

“Në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndieshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.”.

“Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit” thekson Instituti.

Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta.

“Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara” thuhet në njoftim.

Instituti ka apeluar për kujdes nga temperaturat e larta.

“Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë , rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga  rrezet e diellit,nga ora 10-17, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje,  të bartim syze mbrojtese nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë  pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë, etj.”