Foto: Ilustrim

Ia mori me dhunë bluzën viktimës, arrestohet 17-vjeçari në Prizren

Policia e Kosova ka ka arrestuar një 17-vjeçar në Prizren për veprën penale “Detyrim”.

I mituri me inicialet E. V. dyshohet se ia ka marrë me dhunë një bluzë viktimës.

Sipas policisë, ankuesi, në periudha të ndryshme ka qenë viktimë e 17-vjeçarit.

Policia bën të ditur se i dyshuari ia ka marrë deri tani viktimës 100 euro.

“Sipas viktimës i dyshuari më 10 mars  rreth orës 15:30, i njëjti i kërkon para pasi që viktima nuk kishte para, e detyron që t’ia marrë duksin”, ka thënë policia.

Ndaj të dyshuarit E. V. Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për dalim 24 orë.

Rasti është duke u hetuar.