Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I maskuar e me thikë, një person në Prishtinë tenton ta vjedhë kasafortën

Një qytetar në Prishtinë ka raportuar se në lokalin e tij kishte hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën.

Në raportin policor theksohet se, pasi që kasaforta kishte qene e mbyllur, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin nuk raportohet për të lënduar, derisa policia po e trajton si ‘Grabitje në tentativë’.