I infektuari me COVID-19 then izolimin në Podujevë

Një person në Podujevë i cili është infektuar me COVID-19 nuk ka respektuar udhëzimet për vetizolim, pasi që i njëjti është parë jashtë shtëpisë së tij në Podujevë.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të njëjtit ka iniciuar rast dje rreth orës 10:10, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese për vetizolim.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt, dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetizolim.