Foto: Ilustrim

I dyshuari për vrasjen në Klinë në arrati

Një vrasje ka ndodhur sot pasdite në Klinë.

Policia ka konfirmuar fillimisht që viktima është plagosur ndërsa drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj, ka thënë për KALLXO.com se i njëjti ka vdekur nga plagët e marra.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij” – tha ai.

KALLXO.com mëson se i dyshuari është në kërkim të policisë dhe është në arrati.

Ai dyshohet se përdori veturën e viktimës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.