I akuzuari për krime lufte, Svetomir Baçeviq, nuk e thotë asnjë fjalë në gjykim

Svetomir Baçeviq i akuzuar për krime gjatë luftës ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje.

Prokuroria speciale po e ngarkon Baçeviq për veprën krim kundër popullatës civile.

Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet që gjatë muajit korrik-gusht të vitit 1998, në fshatin Bellopojë ka marrë peng të dëmtuarën T.K., në atë kohë 60-vjeçare.

Bacevic në natën kritike me armë automatik fillimisht nga distanca gjuan në drejtim të dritareve dhe kulmit, ku e dëmtuara ishte duke qëndruar.

Pastaj duke përdorur forcën arrin që të hyj brenda shtëpisë, dukë dëmtuar gjësende me pretekstin se është dukë kërkuar për njerëz të tjerë.

I akuzuari nën kërcënimin e armës nxjerr nga shtëpia të dëmtuarën, ku bashkëshortit të T.K. i thotë që të njëjtën mund ta marrë në shtabin e ushtrisë vetëm pasi t’i dorëzoj pjesëtarët e UÇK-së.

Tutje në aktakuzë thuhet që Baçeviq, të dëmtuarën e dërgon tek një shitore e fshatit ku e mbështet për muri vazhdimisht duke i drejtuar tytën e armës dhe i rri në një distancë shumë të afërt më qëllim të poshtërimi në prezencë të shumë personave të tjerë.

Sipas Prokurorisë, në këtë rast ndërhyn Momcilo Saviq duke u përleshur më të akuzuarin dhe duke e goditur më grushte në kokë, ku pastaj i ndihmon të dëmtuarës që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këtë veprim sipas Prokurorisë Speciale Svetomir Baçeviq ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullatës civile.

Bacevic ndodhet në paraburgim që nga data 22.12.2020.