Foto: Ilustrim

Gjykata vendos masën ndaj të dyshuarit për krime lufte në Pejë

Gjykata e Prishtinës ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj Svetomir Baceviç, si i dyshuar për krime të luftës në vitin 1999 në Pejë.

Për KALLXO.com, gjykatësja Albina Shabani – Rama, ka thënë se ndaj të njëjtit, Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim sipas kërkesës së Prokurorisë.

Dje, Policia kishte njoftuar se një person i nacionalitetit serb në Pejë është arrestuar.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë nga njësiti policor pas një pune hetimore, nën dyshimet për krime lufte

Pejë – Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte