Foto: Ilustrim

Hynë ilegalisht në Kosovë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Të dielën e 6 marsit dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar, pasi siç bën të ditur një njoftim nga Policia e Kosovës, këta të fundit dyshohet se nga Shqipëria kanë hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.

Po ashtu, në njoftim është treguar se me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Qafë Morinë.