Foto: KALLXO.com

Hykmete Bajrami pranon detyrën si ministre e re e Arsimit

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi i ka dorëzuar detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajramit, e cila vjen nga radhët e LDK-së.

Ministrja Bajrami u zotua për përmirësimin e situatës në fushën e arsimit.

“E dimë që situata ne arsim nuk është aspak e mirë, por duhet të bëjmë përpjeke që ti kthejmë dy institucionet ENQA dhe EQAR dhe që të zbatohen të gjitha ligjet e arsimit në Kosove”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, ish-ministri Bytyqi i uroi punë të mbarë Bajramit.

“Shpresojmë të ja dilni sepse arsimi ka probleme dhe do shumë angazhime dhe padyshim që duhet një angazhim politik i përgjithshëm dhe shpresoj që të ia dilni mbanë”, theksoi Bytyqi.

Sipas numrit të ri të ministrive, kjo e fundit është e emërtuar si Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.

Një ditë më parë është votuar Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin.

Ndërkaq, sot gjatë ditës po bëhen pranim-dorëzimet e detyrave nëpër ministri të ndryshme.

Kabineti qeveritar i Albin Kurtit