Kabineti qeveritar i Albin Kurtit

Kryeministri në ardhje i Qeverisë së Kosovës, në seancën e sotme para deputetëve prezantoi edhe ekipin e tij qeveritar, i cili do të përbëhet nga 15 ministri.

“Atëherë kur përmenden emrat, zbehen çështjet, prandaj e pamë të udhës të bëjmë njëherë ekspozenë e programit tonë. Në këtë herë të dytë po prezantoj ministrat e ardhshëm të qeverisë së re të Kosovës”, tha Kurti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje zëvendëskryeministër i dytë të Qeverisë Kurti do të jetë  Haki Abazin, ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, për ministër të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, për ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarin, ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitinë ndërsa ministër të Intregrimeve Evropiane, Blerim Rekën.

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme dhe administratës publike, deputeti i zgjedhur, Avdullah Hoti, për zëvendëskryeministër i parë.

Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa – ministër i Bujqësisë, Anton Quni për ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku pritet të jetë ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit.

Dy ministre nga radhët e LDK-së janë, Vlora Dumoshi që pritet të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Hykmete Bajrami që do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovaacionit.

Ndërsa nga komunitetet, Albin Kurti propozoi ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, propozoi Emilia Regjepi, ministër për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ndërsa ministër për Zhvillim Rajonal, propozoi Ivan Millojeviq.