Hoti niset për Paris, do të takojë nesër Presidentin francez Emmanuel Macron

Kryeministri Avdullah Hoti do të takohet nesër  me Presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministrit Hoti sot do të niset për në Paris për të marrë pjesë në takimin e së martës.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e tij Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Shkëlqesinë e tij Emmanuel Macron”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të qeverisë, “fakti se presidenti francez do ta pres Hotin në pallatin presidencial, tregon se Macron është i kujdesshëm dhe i përkushtuar për Kosovën dhe të ardhmen e saj”.