Hoti me Vuçiq në Bruksel, Thaçi mban konferencë për media në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë sot konferencë për media.

Zyra e Presidentit ka njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 11:00 në në hyrje të Presidencës.

Konferenca e presidentit është thirrur dy ditë pas marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë dhe në ditën kur kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq takohen në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian..

Në qershor të këtij viti, Gjykata Speciale kishte njoftuar për ngritje të aktakuzës ndaj presidentit për krime kundër njerëzimit.

Njoftimi kishte bërë që presidenti Thaçi të anulojë udhëtimin për në SHBA në takimin e 27 qershorit. Pas këtyre zhvillimeve, takimi ishte anuluar.