Hoti: Mbyllen lokalet e gastronomisë nga 21:00 deri në orën 05:00

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar për kufizimin e ri të lokaleve të gastronomisë pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.

Hoti në një konferencë për media theksoi se të gjitha lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë 21:00 deri në 05:00 mëngjes. Jashtë kësaj periudhe, do të lejohet puna me hapësira të hapura dhe ajo që quhet take-away apo ‘merre me vete'”, tha Hoti.

LIVE – Qeveria në takim me krerët e shëndetësisë pas situatës së rënduar me COVID-19

LIVE – Qeveria në takim me krerët e shëndetësisë pas situatës së rënduar me COVID-19

Publiée par Kallxo.com sur Dimanche 5 juillet 2020